Një person me inicialet B.M. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për mashtrim, pasi dyshohet se kishte përdorur të dhënat bankare të shtetasve të Norvegjisë për të kryer blerje online në dyqane të ndryshme.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila njofton se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, rasti ka ndodhur gjatë vitit 2026, kur i dyshuari, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, dyshohet se ka vënë në lajthitje personat e dëmtuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
