“81 vota”, Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim mes Kosovës dhe Suedisë

“81 vota”, Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim mes Kosovës dhe Suedisë

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim.

Projektligji mori mbështetjen e 81 deputetëve, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim, njofton Klankosova.tv.

Marrëveshja u shqyrtua në kuadër të vazhdimit të seancës plenare, e cila ishte ndërprerë të enjten.

Për këtë pikë të rendit të ditës para deputetëve kishte folur edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Related Articles