Ky është drejtori i ri i Policisë së rajonit të Prishtinës

Ky është drejtori i ri i Policisë së rajonit të Prishtinës

Lëvizje të rëndësishme po ndodhin në strukturat drejtuese të Policisë së Kosovës. Këto ndryshime të fundit kanë prekur direkt edhe njërën prej drejtorive më kyçe të vendit – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda strukturave të sigurisë bëjnë të ditur se në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë tashmë është caktuar nënkolonel Faton Pllana.

Siç mëson Sinjali, Pllana në këtë pozitë të rëndësishme do ta zëvendësojë nënkolonel Basri Shabanin, i cili deri më tani ka udhëhequr me policinë e kryeqytetit.

Ndërkohë, burimet e njëjta konfirmojnë se Basri Shabani nuk mbetet jashtë posteve drejtuese, pasi i njëjti është transferuar në një tjetër qendër të rëndësishme. Ai tashmë është caktuar në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Related Articles