Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka realizuar një hulumtim seroepidemiologjik, në bazë të së cilit kanë kuptuar se 38.8 për qind e popullatës kanë antitrupa IgG. Këto antitrupa, të mbetura në gjak pas kalimit të infeksionit, tregojnë se mund ta keni kaluar koronavirusin dhe se keni zhvilluar antitrupa që mund t’iu mbrojnë në një të ardhme të pacaktuar.
Një gjë të tillë e ka bërë vetë IKSHPK’ja me anë të një postimi të lëshuar në faqen e tyre në ‘Facebook’, teksa kanë bërë thirrje për vaksinim masiv nga mosha 18-vjeçare e tutje.
“Rezultatet preliminare tregojnë se 38.8% e popullatës ka IgG pozitive, ku veçuar sipas rajoneve numri më i madh i personave me IgG pozitiv janë gjetur në rajonin e Prizrenit me 45.6% dhe Ferizajit me 45.3%. Pastaj, vie rajoni i Prishtinës me 40.0%, rajoni i Gjakovës me 39.5%, Gjilanit 36.3%, Pejës 35.0%, kurse numri më i vogël i IgG pozitive janë gjetur në rajonin e Mitrovicës me 23.4%”, thuhet në postim.
“Pasi që në hulumtimin seroepidemiologjik rezultatet tregojnë se vetëm 38.8% e popullatës ka IgG pozitive, rezultatet e hulumtimit tregojnë qartë se akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv i duhur për tu mbrojtur nga Pandemia COVID-19 andaj masa më efikase më e mirë dhe më e lirë është vaksinimi masovik i popullsisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet tutje.
Tutje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje të respektohen masat e reja, të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë së enjten.
Postimi i plotë i IKSHPK-së: