Djali i Veselit kërkon reagim institucional pas vendimit ndaj Thaçit në Hagë

Djali i Veselit kërkon reagim institucional pas vendimit ndaj Thaçit në Hagë

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me këtë vendim, duke e cilësuar atë si instrumentalizim të drejtësisë dhe përdorim të saj si armë për diskreditimin e një figure historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli.

Ai ka kërkuar gjithashtu reagim nga institucionet shtetërore të Kosovës, duke vlerësuar se ato duhet të ndërmarrin hapa lidhur me zhvillimet në Hagë.

“Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, ka deklaruar Veseli.

Related Articles