Shqipe Mehmeti Selimi: Sot, më shumë se çdo herë më parë, jemi në mbështetje të zonjës Sevdije dhe bacës Jakup

Shqipe Mehmeti Selimi: Sot, më shumë se çdo herë më parë, jemi në mbështetje të zonjës Sevdije dhe bacës Jakup

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka shprehur mbështetjen për Jakup Krasniqin dhe familjen e tij, pas vizitës së tij sot në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se në këto kohë të vështira që po kalon familja Krasniqi, janë më shumë se kurrë pranë tyre, shkruan Arbresh.info.

Mehmeti Selimi i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, duke theksuar se forca dhe qëndresa janë tipare të saj të përhershme.

“Sot, më shumë se çdo herë më parë, jemi pranë dhe në mbështetje të zonjës Sevdije dhe bacës Jakup, në këto kohë të vështira për ta dhe për të gjithë familjen Krasniqi. Zonjës Sevdije i urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Forca dhe qëndresa janë tipare të përhershme të saj.”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

Related Articles