“Thaçi nga dje u eliminua politikisht”, Kajtazi: Ai dje u shkatërrua me procedura

“Thaçi nga dje u eliminua politikisht”, Kajtazi: Ai dje u shkatërrua me procedura

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale, si dhe aktgjykimin e dytë të shpallur një ditë më parë ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Kajtazi ka thënë se me dje, Thaçi është eliminuar politikisht dhe është shkatërruar me procedura.

“Ajo dje që është lexu në atë aktgjykim, veç e ka konfirmuar aktgjykimin e parë, sepse sipas meje, Thaçi me dje është konfirmuar se është eliminuar politikisht. Thaçi me dje është konfirmuar se është eliminuar politikisht. Prej dje, pothuasje nuk ekziston si një njeri i cili ka pas ndikim, ka pas të kaluar dhe tash është i mbyllur në këtë formë dhe një njeri si Hashim Thaçi e sheh të shkatërruar me procedura”, ka thënë Kajtazi në KlanKosova.

Ai ka folur edhe për reagimin e djeshëm të Thaçit pas dënimit me 17 muaj burgim, duke e cilësuar si të vonshëm këtë formë proteste.

“Reagimi i tij ishte me të drejtë, por kjo formë proteste do të duhej të ishte më e pranishme. E ka ditë Thaçi se i gjithë procesi është përgatitur për ta çuar në burg, gjithçka ka qenë e projektuar për Thaçin. Këta po më duket e kanë kriminalizuar fjalën, shprehjen.”, ka thënë tutje ai.

Related Articles