Me dy gola të shënuar nga sulniesi Botheim, një në pjesën e parë (18’) e një në pjesën e dytë 78’, skuadra Norvegjeze Bodo/Glimt ka eliminuar Prishtinën nga garat e mëtejme parakualifikuese për Konferencë League.
Prishtina kishte disa gjysmëraste për të dërguar lojën në vazhdime, sidomos në minutën e dytë të lojës shtesë, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Me rezultat të përgjithshëm 3:2, në favor të skuadrës Norvegjeze, Prishtina eliminohet nga garat e mëtejme. duke lënë pas përshtrypje të mirë në këtë kategori garash.