Zymer Blakaj është personi që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast si “Hetim i vdekjes”
Trupi i pajetë i Zymer Blakajt është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja.
