Djali i Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen: shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush

Djali i Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen: shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush

Altin Krasniqi, djali i ish-krytarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këto momente të vështira.

Përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes, ai ka falënderuar të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar Krasniqi.

Mesazhi i familjes Krasniqi erdhi në ditën kur Jakup Krasniqi përfundoi vizitën katërditore në Kosovë për arsye familjare.

Related Articles