“Kërkoni more falje këtij populli”, Sadiku kritikon Kurtin: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë

“Kërkoni more falje këtij populli”, Sadiku kritikon Kurtin: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Albin Kurtit lidhur me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, duke e vlerësuar atë si një dështim serioz të qeverisjes.

Në një postim, Sadiku ka rikthyer në vëmendje premtimet e mëhershme të Kurtit për sektorin e energjisë, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e shpenzimeve për importin e energjisë, riparimin e termocentraleve dhe subvencionet e ndara për këtë sektor.

Reagimi i plotë:

“Po flejna mbi qymyr”, thojke.

“Rryma ka me u liru kur të vijmë në pushtet”, thojke.

1.1 miliard euro i kanë shpenzu për import të rrymës. E hala po blejnë.

Qindra miliona euro thonë se i kanë investu në riparime të termocentraleve.

Qindra miliona të tjera në subvencione e grante.

E pas krejt këtyne miliardave, ku jemi sot?

Me masa emergjente në energji.

Me ndërprerje të rrymës.

Me termocentrale që bien vazhdimisht prej sistemit.

Pa investime serioze në kapacitete të reja prodhuese.

Pa strategji të qartë. Pa vizion energjetik.

Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë.

Kjo nuk është veç paaftësi. Kjo është dështim i rëndë qeverisës.

E më e keqja është që, pas krejt këtyne dështimeve, ende dalin e na mbajnë ligjërata për sukseset e tyre.

Kërkoni more falje këtij populli!

Related Articles