Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar pas shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.
Sipas njoftimit, pjesëtari i FSK-së fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK, ku i janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Pas vlerësimit mjekësor, është bërë e ditur se ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë.
