Qeveria merr 5 vendime, njëri prej tyre emërimi i Luan Dalipit drejtor në Agjencinë për Investime dhe Eksporte

Qeveria merr 5 vendime, njëri prej tyre emërimi i Luan Dalipit drejtor në Agjencinë për Investime dhe Eksporte

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria ka miratuar edhe vendimin për emërimin e Luan Dalipit, ish-shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Eksporte.

Poashtu, qeveria sonte ka miratuar edhe këto vendime:

“Miratuar kërkesën për qiradhënie të hapësirave/zyrave të cilat gjenden në kuadër të Terminalit Doganor Hani i Elezit dhe shtrihen në parcelën, zona kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, sipas kërkesës nga Dogana e Kosovës, në kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Miratuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Miratuar vendimin për emërimin e Luan Dalipit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Eksporte”, njofton ZKM.

Related Articles