Policia e Kosovës ka zënë tre persona duke zhvilluar lojëra të fatit në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:00 në një lokal ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 3 shtëpiza, 3 telefona, 310 euro dhe 5 tiketa.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 14.08.2021-21:00. Është raportuar se gjatë kontrollit në një lokal janë takuar tre të dyshuarit meshkuj kosovar duke zhvilluar lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar : 3 shtëpiza, 3 telefona, 310€ para të gatshme dh 5 tiketa. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte./Gazeta Enigma/