“Janë në gjendje të mirë”, MPJD jep detaje për shtetasit e Kosovës në Afganistan

“Janë në gjendje të mirë”, MPJD jep detaje për shtetasit e Kosovës në Afganistan

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, bën të ditur se deri në mesditën e së hënës, derisa theksohet se MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë.

Në njoftimin për media thuhet se ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

“MPJD është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje”, thuhet më tej

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka treguar për numrin e shtetasve të Kosovës që ndodhen në Afganistan.

Një ditë më parë u bë e ditur nga Presidenca se Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë përkohësisht afganët që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara.

Kohë më parë SHBA-të kishin njoftuar se deri më 31 gusht do të tërhiqen nga Afganistani, ndërkaq të dielën talibanët hynë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe kjo sipas tij për të ndaluat gjakderdhjen atje. 

Related Articles