Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar 21 kandidatët për kryetar të komunës që do marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se po prezantojnë kandidatët që janë njerëz të duhur, në kohë dhe vend të duhur për të qeverisur me komunat e tyre.
Ai tha se 21 kandidatët e AAK-së janë njerëz pa afera korruptive dhe që nuk janë ndesh me ligjin.
“Programi qeverisë që ka një fjalë me qytetarin, i hartuar nga vetë kryetaret e komunave dhe si e tillë është i mëshiruar me qytetarët dhe komunën përkatëse”, ka thënë ai.
Si vlerë e tretë, sipas Haradinajt, është mënyra e qeverisjes e përgjegjshme, efektshme dhe në të mirë të komunës.
“Ne do jemi partia e parë për shkak të veprave dhe punëve tona. 17 tetori do jetë ditë festive”, u shpreh Besnik Tahiri, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës. /kp/