MSh: Lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç në Kosovë

MSh: Lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas këtij plotësimi, do të vaksinohen edhe fëmijët mbi 12-vjeç.

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin:Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njëherit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID është 7,854.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,109, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID kanë vdekur 2,284 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Enigma/

Related Articles