Gazeta “Enigma” ju sjell ngjarjet e ditës së sotme.
08:00 – 09:40
Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizitojnë Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK).
Agjenda:
Ora 08:00 – 08:30 – vizitë në Termocentralin Kosova – A;
Ora 08:30 – 08:40 – vizitë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit;
Ora 08:40 – 09:00 – vizitë në divizionin e qymyrit;
Ora 09:00 – 09:40 – vizitë në Termocentralin Kosova B.
10:00
Save the Children bën lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. Merr pjesë Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, Prishtinë)
17:00
Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Zhur, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022. (Shkolla fillore në Zhur)
20:00
Bëhet inaugurimi i sistemit VAR projekt i Federatës së Futbollit të Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)