Zemaj: ‘Mindil’ Vitia s’e ka plan ruajtjen e shëndetit, e ka hallin e fushatës

Zemaj: ‘Mindil’ Vitia s’e ka plan ruajtjen e shëndetit, e ka hallin e fushatës

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, raporton Gazeta Enigma.

Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan në Facebook se pamjet nga qendrat e vaksinimit në Prizren e Gjakovë tregojnë “rrugën e infeksionit e jo të parandalimit”.

“Dërgimi në rrugën e infeksionit e jo parandalimit me vaksinë. Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, sikurse pamjet e sotme në Prizren e Gjakovë, ku edhe ashtu kemi rritje enorme brenda ditësh të rasteve spitalore e fatkeqësisht edhe numri i vdekjeve po rritet frikshëm.

Qeveria Kurti dhe ‘Mindil Vitia’ s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore. Normal, edhe po bëjnë “praktikë”, me pushtet dhe me shëndet!”.

Related Articles