Erdhi në pushime për t’u martuar, të nesërmen futbollisti kosovar u ftua nga klubi për ndeshje kampionale

Erdhi në pushime për t’u martuar, të nesërmen futbollisti kosovar u ftua nga klubi për ndeshje kampionale

Futbollisti kosovar, Liridon Rrecaj, i cili luan në Gjermani për skuadrën SC Ichenhausen javën që shkoi pati “dy” ndeshje shumë të rëndësishme, një në fushë dhe një jashtë saj.

E veçanta e këtyre “dy” ndeshjeve ishte se gjithçka ndodhi brenda 24 orëve.

Rrecaj që mbron ngjyrat e SC Ichenhausen të premten që shkoi, më 13 gusht u martua në Drenicë, derisa të shtunën më 14 gusht u rikthye në Gjermani duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 2-1 kundër FC Memmingen ll.

Rrecaj, i cili është me prejardhje nga Drenica është një nga lojtarët kyç të skuadrës, ku pritjet e tij shpesh vendosin fatin e ndeshjes.

Ai në të kaluarën ka qenë shumë afër që t’i bashkohej skuadrës së njohur shqiptare, FK Kukësit.

Djaloshi nga Drenica javën e kaluar kishte ardhur në Kosovë për t’u martuar, por menjëherë pas kurorëzimit ai fluturoi drejt Gjermanisë për të zhvilluar ndeshje kampionale me SC Ichenhausen.

Rrecaj të premten që shkoi pati ceremoninë martesore, derisa pasdite udhëtoi për në Gjermani, ku të shtunën nga ora 14:00 u shfaq në fushë aty ku skuadra e tij mposhti 2-1 FC Memmingen ll.

Me të përfunduar ndeshja ai preu biletën e aeroplanit dhe u rikthyer sërish në vendlindje ku do të kalojë edhe pak kohë me të dashurën e tij para se të rikthehet sërish për ndeshjen e radhës kampionale që SC Ichenhausen e luan në vikendin që po vjen.

Trajneri i klubit gjerman, Oliver Unsold i kishte dhënë leje speciale futbollistit kosovar që të vij në pushime për Kosovë për t’u martuar, edhe pse sezoni në Gjermani tashmë veçse ka filluar.

Mediat në Gjermani kanë shkruar për rastin e Liridon Rrecajt, i cili javën e kaluar pati ‘dy’ ndeshje të mëdha, një në fushë dhe një jashtë saj.

Related Articles