Atleti Muhamet Ramadani do të garoj nesër në Kampionatin Botëror të atletikes për mosha U-20 në Nairobi, Kenisë.
Atleti ynë garon në hedhjen e gjyles, kurse gara do filloj në ora 8:47′ sipas kohës sonë lokale.
Kohëve të fundit ka fillur të intensifikohet paraqitja e atletëve dhe sportistëve Kosovar në evente të rëndësishme Europiane e Botërore, që është një sinjal i mirë për të ardhmen e sportit Kosovar në përgjithësi.
Kujtojmë që Olimpiada ‘Tokio 2020’ ishte kulmi i arritjes së atletëve tanë, me dy të arta të fituara në xhudo, dhe disa garues në disciplina të ndryshme që në saje të fatit përfunduan për shumë pak pa medalje dhe nuk arritën të shkaktojnë befasi të këndshme për botën e sporteve olimpike.