Arrestohet një person në Gjakovë, organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij

Arrestohet një person në Gjakovë, organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Gjakovë, i cili dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, në lokalin e tij, në rrugën “Dëshmorët e Morinës”, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka gjetur në lokalin e të dyshuarit karta bixhozi, shënime për parashikimet e lojërave futbollistike, dy telefona, 4078 euro, si dhe 100 franga zvicerane.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët e Morinës , Gjakovë 17.08.2021-17:25.  Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij  dyshohet se zhvillohen lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes  janë gjetur dhe konfiskuar prova të mjaftueshme  si karta bixhozi, shënime për parashikimet e lojërave futbollistike, dy telefona mobil, portofoli me 4078 euro (katër mijë e shtatëdhjetë e tetë euro) si dhe 100 franga zvicerane. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles