Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 12,159.
MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,295 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.
Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.