Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, sot dhe nesër (19-20 gusht 2021), do të qëndrojë në Kosovë.
Në ditën e parë të vizitës, Petkoviq do të marrë pjesë në një festë fetare në Prilluzhë
Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Rashkë-Prizrenit dhe Kosovës, si dhe një fjalim nga Petkoviq.
Nga ora 12, Petkoviq do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviqit, njoftoi zyra e tij, raporton Kosovo Online.
Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviq do të vizitojë Qendrën Universitare në veri të Mitrovicës dhe më pas është planifikuar një vizitë në Graçanicë.