Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Enigma.
Rastet e raportuara të dhunës në familje vijnë nga Prishtina, Podujeva, Ferizaj, Suharekë dhe Malisheva.
Prishtinë 18.08.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 18.08.2021 – 15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ferizaj 17.08.2021 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankuesit i dyshuari ka probleme psikike por nuk ka pranuar tretman përkatës mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Suharekë 18.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Suharekë 18.08.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dhe kishte kanosur babin e tij viktimën mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 03.08.2021 – 18:00. Më 18.08.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Skenderaj 17.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare përmes telefonit ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit per veprimet e metejme.