Një person është gjetur i vdekur dje në Drenas, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është gjetur dje rreth orës 22:00, ndërsa me urdhër të prokurorit trupit i pajetë u është liruar familjarëve për procedura mortore.
“Gllogoc, 19.08.2021 – 22:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.