Superliga e Kosovës do të startojë në ditën e shtunë, edicionin 2021/22.
Ditën e shtunë do të zhvillohen tri ndeshje, derisa të dielën dy të tjera.
Drita do të pres Feronikelin në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Besfort Kasumi ndanë drejtësinë me ndihmësit FAtmir Sekiraqa e Edmond Zeqiri.
Drenica luan ndaj Gjilanit në takimin që e gjykon Genc Nuza, derisa Alban Shala do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Llapi – Ulpiana.
E ditën e diel në program janë dy takime të tjera.
Malisheva e futur për herë të parë në elitë e pret Prishtinën, në ndeshjen që gjykohet nga Shpëtim Murtezi.
Ndërkohë Visar Kastrati me ndihmësit Besnik Morina e Granit Hyseni do të gjykojnë kryendeshjen e javës Ballkani – Dukagjini.