Llapi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim ndaj Ulpianës (1-1) në ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës.
Llapi vinte pas një triumfi të madh në Superkupën e Kosovës, ku mposhti Prishtinën, ndërsa Ulpiana kthej në elitë pas shumë vitesh.
Edhe pse të dy skuadrat provuan të bëjnë diçka më shumë në pjesën e parë, nuk arritën të tundnin rrjetat.
Në pjesën e dytë u shënuan të dy golat, duke u mbyllur ndeshja 1-1.
Argjend Mustafa shënoi për Ulpianën, ndërsa Firmino barazoi shifrat.