Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës, ku si rezultat një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nystret Gjurkaj.
Ai ka deklaruar se shkak i aksidentit është mospërshtatja me kushtet rrugore dhe shpejtësia e zhvilluar nga automjeti i aksidentuar.
“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Gjurkaj.