Prokuroria ka nisur hetimet ndaj një personi në Pejë, i cili dyshohet se i ka drejtuar armën zyrtarëve policor, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” pasditen e së hënës, ndërkaq i dyshuari gjendjet në arrati.
“Rr. Bill Klinton, Pejë, 23.08.2021 –15:20. Raportohet se një i dyshuar i kërkuar derisa njësiti policor kanë tentuar ta ndalojnë i njëjti nga brezi ka nxjerr një armë dhe ju ka drejtuar në drejtim të zyrtarëve policor dhe ka ikur prej vendit të ngjarjes i dyshuari është në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.