Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani ka shkruar në Twitter se Republika e Kosovës do të punojë për t’i promovuar vlerat e të dy popujve.
“Ndërsa Ukraina feston sot 30 vjetorin e pavarësisë së saj, unë i dërgoj përshëndetje të ngrohta Presidentit Volodymyr Zelensky & të gjithë ukrainasit.Republika e Kosovës pret që të punojë ngushtë së bashku për t’i promovuar vlerat që dy popujt tanë i duan: demokracia, liria dhe paqja”. shkroi Osmani.
As #Ukraine celebrates the 30th anniversary of its independence today, I send warm greetings to President @ZelenskyyUa & all Ukrainians.
The Republic of Kosovo looks forward to working closely together to promote the values our two people hold dear: democracy, freedom & peace.— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2021