Ibishi tregon se çfarë dënimi mund të marrë vrasësi i vajzës 18 vjeçare në Ferizaj

Ibishi tregon se çfarë dënimi mund të marrë vrasësi i vajzës 18 vjeçare në Ferizaj

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, po e konsideron rast tejet të rëndë vrasjen barbare të 18 vjeçares M.O, nga dy të dyshuar tashmë të arrestuar.

Sipas Ibishit, Kodi Penal parasheh që dorasit mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm, për vepra të tilla krimi.

Tutje Ibishi ka vlersuar bashkëpunimin e mirëfilltë mes qytetarëve dhe policisë .

“Pak më la përshtypje edhe policia ku këshillon qytetarin në momentin e caktuar që të mos ndërhyjë në mënyrë që të mos ketë viktima të tjera të rastit” ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky është rast i rëndë penal.

”Çështja tjetër është se kjo vepër penale, në Kodin Penal është e përshkruar, Privimi i jetës nga motive dinake apo mizore. Pra janë 12 raste sipas mënyrës së kryerjes së veprës. Për vepra penale kundër jetës dhe trupit në Kodin Penal parashihet dënimi jo më pak se 10 vjet deri tek dënim i përjetshëm.Kjo parashihet me Kodin Penal, e përafërsisht edhe ky rast është një nga ato vepra dënim ky që mund të përfillet”, u shpreh Ibishi.

Related Articles