Gratë në Afganistan që kanë një vend pune do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, derisa të vendosen sistemet adekuate për të garantuar sigurinë e tyre, ka thënë zëdhënësi i talebanët Zabihullah Mujahid.
“Është procedurë shumë e përkohshme”, ka thënë Mujahid.
Talebanët, që kishin aplikuar një version strikt të ligjit islamik kur drejtuan Afganistanin para vitit 2001, kanë rimarrë kontrollin e shtetit nëntë ditë më parë.
Kombet e Bashkuara kanë cekur për raportime të besueshme për abuzime nga talebanët, veçanërisht për kufizime të grave.
Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet ka thënë se të drejtat e grave janë “një vijë e kuqe themelore”.
Në konferencën për media në Kabul të martën, zëdhënësi i talebanëve ka folur për evakuimin nga Kabuli të drejtuar nga SHBA-ja.
Ai ka thënë se afganët nuk bën të shkojnë në aeroport, ndërsa ka cekur situatën kaotike atje. Ka thënë se SHBA-ja duhet të ndalojë së inkurajuari afganët që të largohen, pasi Afganistani ka nevojë për talentet e saj.
Sa i përket situatë së grave afgane, ai ka thënë se çdo kufizim është afatshkurtër, , raporton BBC, përcjellë Gazeta “Enigma”.
“Forcat tona të sigurisë nuk janë të trajnuara se si të merren me gratë – si të flasin me gratë (për) disa prej tyre. Derisa të kemi sigurinë e plotë në vend, ne u kërkojmë grave që të qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë Mujahid.