Xherdan Shaqiri nis stërvitjet te Lyoni

Xherdan Shaqiri nis stërvitjet te Lyoni

Xherdan Shaqiri ka filluar të stërvitet me klubin e tij të ri, Olympique Lyon.

Mesfushori shqiptar në një video përmbledhëse të publikuar nga faqja zyrtare e klubit shihet teksa stërvitej individualisht.

Në këto stërvitje që shihej teksa asistohej nga një person i stafit, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit realizon edhe gola të bukur nga distanca, ndonëse nuk kishte fare portier.

Xherdan Shaqiri u prezantua zyrtarisht të hënën si futbollist i ri i Lyonit. Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin francez.

Related Articles