U raportua se Sami Kurteshi sulmoi një zyrtar të KQZ-së, Policia nis hetimet

U raportua se Sami Kurteshi sulmoi një zyrtar të KQZ-së, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi ka pranuar informacione për një rast të sulmit që ka ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, tha Ahmeti.

Ndryshe, mësohet se rasti ka të bëj me anëtarin e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka sulmuar një zyrtar të KQZ-së. 

Related Articles