Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta.
IHK njofton se kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.
Në fushat termike parashihen rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.