Një foshnje është dërguar pa shenja jete në QKMF në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku në njoftim bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Nga QKMF në fshatin Bresje është pranuar informata se është sjell foshnja mashkull kosovar pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.