Kompletohen skuadrat pjesëmarrëse për Ligën e Kampionëve, sot hidhet shorti

Kompletohen skuadrat pjesëmarrëse për Ligën e Kampionëve, sot hidhet shorti

Janë kompletuar skuadrat pjesëmarrëse për sezonin e ri të UEFA Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese në këtë mes javë, janë mësuar të gjitha ekipet që do luajnë për edicionin 2021/22.

Shorti për ndarjen e klubeve nëpër grupe do hidhet sonte me fillim nga ora 18:00.

Janë katër vazo me nga tetë ekipe, ku kampioni i stinorit të kaluar, Chelsea së bashku me atë të Europa League, do i prijnë vazos së parë.

Po ashtu në vazo të parë janë edhe gjashtë kampionët e ligave të forta evropiane.

Në vazon e dytë bëjnë pjesë ato skuadra që kanë qenë nënkampione apo kanë fituar ndonjë kupë nëpër ligat e tyre.

Vazoja e tretë përbëhet nga kampionët e ligave tjera dhe skuadrat që kanë pasur plasman më të dobët në ligat e tyre përkatëse.

Përderisa vazoja e fundit ka skuadrat që kanë arritur përmes kualifikimeve dhe ato që e kanë zërë vendin e fundit për plasman në Ligën e Kampionëve nga liga përkatëse.

Related Articles