Ka rënë nga sistemi uebfaqja “eKosova” në të cilën mund të bëhej regjistrimi i personave për vaksinim, shkruan Gazeta ‘Enigma”.
Një qytetar nga Komuna e Gjilanit për Gazetën Enigma ka treguar që ka provouar të caktoj terminin për vaksinimi por një gjë të tillë nuk ka arritur ta bëj, sepse sipas Ministrisë të Shëndetësisë në uebfaqen “eKosova” nuk ka termine të lira.
Në lidhje me këtë, Gazeta Enigma ka kontaktaktuar Ismet Uruqin, përgjegjës për vaksionim në sallën “Bashkim Selishta në Gjilan, i cili një gjë të tillë e ka mohuar duke thënë se në qendrën e vaksinimit në këtë komunë është gjithëçka në rregull dhe se e gjithë përgjegjësia për këtë u takon mirëmbajtësve të serverit në qendrat kryesore.
“Në rast të rënjës së faqës nga sistemi, nuk ka të bëjë me mungesë të vaksinave siç po pretendojnë disa qytetarë por thjeshtë një problem i perkohshëm i serverit”, ka thënë Uruqi.
Ai ka treguar se termine të lira ka deri me datën 4 Shtator, duke shtuar se në momentin që provojnë sërish dhe aplikojnë njerëzit, atyre do ju sigurohet termini.
Tutje ai ka thënë se në qendrën “Bashkim Selishta” në Gjilan, furnizimi me vaksina është shumë i mire dhe gjithçka po shkon siq duhet.
“Vetëm të hënën kemi pas 7100 Vaksina Pfizer”, ka theksuar Uruqi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta “Enigma”/