Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se koncept-dokumenti i vettingut është drejt finalizimit.
Përmes një komunikate për medie, u bë e ditur se sot në Ministrinë e Drejtësisë sot u zhvillua një takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve të Ministrisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë lidhur me procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Pjesë e takimit përmes platformës online, ishte gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ku fokus i diskutimit në takim ishte analiza e ekspertëve ndërkombëtarë mbi Koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.
“Mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, ekspertët ndërkombëtarë, z. Ken Taylor dhe z. David Ëells, shpalosen ekspertizën e tyre për koncept-dokumentin, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu është bërë e ditur se fokus i veçantë i diskutimit ishin: kriteret profesionale dhe të integritetit lidhur me vetimin e gjykatësve dhe prokurorëve, vetimi i tyre në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, nivelet e vetimit sipas hierarkisë dhe kohëzgjatja e vetimit.
“Gjithashtu janë diskutuar mekanizmat ligjorë me kompetencë për zhvillimin e vetingut si dhe opsionet e përshtatshme të cilat do të garantonin një proces të vetingut bazuar në kriteret profesionale, sipas standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare”, thuhët në komunikatë.
Tutje po ashtu thuhet se, “Ministria e Drejtësisë do të ndjek këtë bashkëpunim me prioritet të veçantë me qëllim të finalizimit të këtë procesi, i cili vlerësohet të jetë nga më të rëndësishmit për të çuar përpara reformën në drejtësi për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të drejtësisë”.