VAR-i, projekti më i madh në futbollin e Kosovës, pas pranimit në FIFA e UEFA

VAR-i, projekti më i madh në futbollin e Kosovës, pas pranimit në FIFA e UEFA

Federata e Futbollit të Kosovës e kishte paralajmëruar një kohë të gjatë ardhjen e VAR-it. I pari i shtëpisë së futbollit Kosovar, Agim Ademi, kishte konfirmuar në hedhjen e shortit të Superligës së Kosovës se kjo teknologji do të fillojë të përdoret nga ky edicion 2021/2022, shkruan Gazeta “Enigma”.

Sistemi VAR u përdor për herë të parë në finalen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, në prani të zyrtarëve të FIFA-s, të cilët e aprovuan dhe lejuan përdorimin e tij në gara zyrtare.

Licencimin e këtij sistemi në funksion të avancimit të mëtejmë të futbollit të Kosovës, e kanë vlerësuar zyrtarë institucional, krerë klubesh nga Superliga e Kosvës, si dhe opinionistë.

Të gjithë pajtohen se sistemi VAR do të ndikojë në masë të madhe në eliminimin e gabimeve të mundshme, duke nxjerrë në pah, para së gjithash, cilësitë e skuadrave dhe futbollistëve veç e veç.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, enkas për Gazeta “Enigma”, tha se VAR-i kudo në botë është njësoj, ndërsa dallojnë vetëm kushtet infrastrukturale.

“VAR-i mobil, është teknologjia e fundit dhe është aq i sofistikuar, saqë, në të gjitha pikat ku janë të rëndësishme për një ndeshje është shumë, shumë, shumë i saktë. Dhe normalisht me këtë pjesën mobile kemi bërë të pamundurën, sepse ata të cilët kanë punuar në VAR nuk e kanë pasur asnjë të vetmin gabim, dhe asnjë e vetme ankesë nuk ka ardhur nga askush”, tha Ademi.

I pari i FFK-së më tej shtoi se VAR-i është njëri nga projektet më të mëdha të FFK-së, njëherit më i rëndësishmi, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat është zhvilluar futbolli i Kosovës, për të cilin ka thënë se është aprovuar për licencim edhe nga FIFA, madje që në ditën e pare, në ndeshjen e Superkupës, duke shpjeguar metodologjinë e funksionimit.

“Kudo që aplikohet VAR-i, jepet ajo që është e dyshimtë, ndërsa të tjerat janë cështje me të cilat merren operatorët brenda. Në VAR-in mobil ata e sinjalizojnë referin kryesor dhe i thonë: ‘në rregull je me veprimin që ke marrë’, ose, nëse nuk është në rregull i sygjerojnë që të vijë e ta shiqoj monitorin e VAR-it. Përkundër që ishte xhiroja e parë nuk ka ndodhur asnjë gabim dhe nuk ka ndodhur asnjë shkëputje apo mostransmetim”, tha kreu i FFK-së për Gazeta Enigma, duke njoftuar njëherit se VAR Kosova është licencuar nga FIFA për ndeshje të karakterit vendor, por edhe ato të karaktërit ndërkombëtar, dhe si i tillë do të aplikohet në vazhdimësi.

Presidenti i Klubit Futbollistik “Prishtina”, Remzi Ejupi, ka deklaruar për Gazetën “Enigma” se aplikimi i VAR-it do të tregoj efikasitet më të madh.

“VAR-i është teknologji e mire. Shpresoj që do të perdoret për të mire. Kualiteti dhe efikasiteti do të jenë në nivelin e duhur dhe gabimet e mundshme do të evidentohen”, tha ai.

Remzi Ejupi - Gazeta Enigma


Ndërkohë, Sevdail Robelli, Drejtor i Përgjithshëm në Sport Club “Gjilani” tha se FFK ka bërë një punë të madhe me instalimin e VAR-it në futbollin e Kosovës. Sipas tij, ky është ndër projektet më të mëdha të realizuara nga FFK.

“Sistemi VAR do të jetë një ndihmesë e madhe për mbarëvajtjen e kampionatit, sepse ankesat në referim kanë qenë të mëdha. Pritet të jetë një ndihmesë e madhe për ekipet, FFK-në, gjyqtarët, por edhe të eliminohen shumë dilema dhe diskutime nga sportdashësit. Në ndeshjet tona, në dy raste gjyqtari ka kërkuar ndihmë nga VAR-i dhe pas konsultimeve të nevojshme ka marrë vendime meritore. Shpresojmë që aplikimi i tij do të ndihmoj në rrjedhën normale të kampionatit”, tha Robelli për Gazetën Enigma.

Robelli: Ky është qëndrimi i Gjilanit për vazhdimin e kampionatit - Insporti

Edhe për Drejtorin Sportiv të FC Dritës, Valon Zymberi është positive instalimi I VAR-it në Kosovë, teksa ai vuri në dukje se aplikimi i VAR-it dhe jetësimi i tij si projekt do të jetë lehtësim i madh, vecmas për eliminimin e gabimeve.

“Jetësimi i VAR-it është një e arritur e madhe nga FFK, ndërsa për klubet dhe futbollin e Kosovës është e mirëseardhur. Edhe për ne si klub është një lehtësim i madh, pasi që në fillim, në ndeshjen e parë ndaj Ferronikelit, u pa që të gjithë janë më të lehtësuar pas vendimeve të marra në saje të VAR-it, sepse gabimet do të minimizohen. Jemi shumë rehat me VAR-in edhe pse do të ketë paqartësi ndonjëherë, sic ndodhë edhe në kampionatet më të forta. Duhet që të jemi të durueshëm sepse edhe për FFK-në, edhe për gjyqtarët është diçka e re, dhe gabimet mund të ndodhin, por ne duhet  t’i pranojmë me sportivitet”, shtoi Zymeri për Gazeta “Enigma”.

Valon Zymberi: E përshëndesim pakon emergjente të FFK-së | inFokus

Trajneri i FC Llapit, Tahir Batatina, vuri në dukje se VAR-i e rregullon futbollin, eliminon shumë gabime të cilat ndodhin ndoshta pa dashje në momente të caktuara. Aplikimi i VAR-it në javën e pare, sipas tij ka qenë pozitiv, pasi, në saje të VAR-it arbitrat kanë marrë vendimet e duhura.

“Pas pranimit në FIFA dhe UEFA, mendoj që është hapi i dytë gjigant, VAR-i, të cilin tashmë e kemi realizuar edhe ne në Kosovë. Me VAR do të rregullohet futbolli, do të eliminohen shumë mangësi, shumë gabime të së kaluarës. Me këtë infrastrukturë me të cilën disponojmë VAR-i është një prej hapave më të mire që është ndërmarrë. Nëse arrihet edhe transmetuesi i ndeshjeve të sjellë para audiencës momentet kontestuese, do të ishte e jashtëzakonshme, ndërsa ne nuk duhet të ngutemi, që të jemi “perfekt” që në ndeshjet e para, por duhet që gradualisht të përmirsohemi, kur e dijmë që shtetet e rajonit akoma nuk kanë filluar ta aplikojnë, e ne tashmë e kemi funksionalizuar”, shtoi Batatina.

Tahir Batatina tregon se sa fiton Llapi nga transferimi i Salihit te  Lokomotiva e Zagrebit - Bashk.TV


Opionisti i futbollit, Arben Zeqiri, në një prononcim për Gazetën Enigma është shprehur i bindur se VAR-i do të minimizoj gabimet e gjyqtarëve dhe vendimet e tyre do të jenë më të lehta.

“Sigurisht, gjykimi në vendim marrje do të jetë më i lehtë në raste diskutabile, sikurse e pamë në finale e Superkupës së Kosovës. Puna ekipore gjithmonë sjellë frytet e saj, ndaj pres që të jetë shumë i suksesshëm instalimi i VAR-it në futbollin kosovar” ka thënë Zeqiri.

Përgatitën: Xhemail Veseli & Krenare Sylejmani

/Gazeta Enigma/

Related Articles