Të mërkurën në Veri, diskutohet për zhvillimet në Speciale

Të mërkurën në Veri, diskutohet për zhvillimet në Speciale

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon më 8 shtator 2021, do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Mitrovicën veriore për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Siç thuhet në njoftimin për media, ky takim shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së.

Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Kosovë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët.

Related Articles