R.H, një 20 vjeçare nga Gjakova ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.
Ajo tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.
“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj, për Express.
Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave viktimës i ka vdekur edhe babai, ndonëse nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij.