Ja kur hyn në fuqi ora policore dhe ky është orari brenda të cilit nuk guxoni të lëvizni

Ja kur hyn në fuqi ora policore dhe ky është orari brenda të cilit nuk guxoni të lëvizni

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj ka propozuar dhe miratuar masat e reja anti-COVID të cilat pritet të hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme, raporton Gazeta Enigma.


Sipas asaj që u tha në mbledhjen e qeverisë, nga nesër do të ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, është vendosur që gastronomia të punojë me hapësirë të reduktuar (vetëm në ambiente të hapura), deri në ora 21:30.

Shkollat nuk do të fillojë mësimin së paku deri më 13 shtator, kur edhe do të rivlerësohet situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Ky vendim ka ardhur pasi varianti delta ka prekur edhe një numër të madh të fëmijëve.

Duke klikuar në artikullin e mëposhtëm mund t’i lexoni të gjitha masat e reja që janë marrë nga qeveria e Kosovës sot e që do të fuqizohen nga nesër.

Related Articles