COVID-19: Aeroplanët e ndihmës së parë të Zvicrës gjatë gushtit udhëtuan 21 herë për në Prishtinë

COVID-19: Aeroplanët e ndihmës së parë të Zvicrës gjatë gushtit udhëtuan 21 herë për në Prishtinë

Që nga fundi i pushimeve verore gjendja me COVID-19 në spitalet e Zvicrës është përkeqësuar.

Një problem tjetër për autoritetet shëndetësore të Zvicrës është marrja e pacientëve që gjendjen në vende tjera, një numër i madh nga Kosova.

“Një problem i madh për ne janë edhe fluturimet për të sjellë pacientët nga jashtë vendit. Shumë pacientë janë sjellë tashmë dhe pritet të sjellën edhe tjerë”, thotë drejtori i Shëndetësisë i Thurgaut, Urs Martin për gazetën Blick.

Kjo ngarkon gjendjen në spitale edhe më tepër.

Veçanërisht në shtetet e Ballkanit janë sëmurë me koronavirus shumë njerëz që janë me banim në Zvicër, kështu që ka bërë të pamundur që të kthehen ata vet. Aeroplanët e ndihmës së parë kanë qenë vazhdimisht aktivë për të rikthyer në Zvicër personat e siguruar që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Që nga gushti aeroplanët zviceranë të ndihmës së parë (Rega) kanë flutuar 21 herë për në Prishtinë, që dukshëm kryeson. 9 herë kanë fluturuar në Maqedoni të Veriut në Shkup, e po ashtu në Beograd të Serbisë, ndërsa në Napoli e Brindisi nga katër herë.

Këto shifra të Regas përputhen me shifrat e Medicall AG. Ajo organizon fushata kthimi në të gjithë botën në emër të sigurimeve shëndetësore zvicerane. Në korrik dhe gusht, kompania ktheu gjithsej 55 persona me koronë.

18 aksione kthimi me aeroplanë, helikopterë dhe ambulanca zhvilluan në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Po ashtu vetëm Medicall aktualisht ka edhe 36 pacientë me koronë që po presin të kthehen. Nga ta 20, më tepër se gjysma, gjenden në spitale në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

“Ne mbulojmë gati gjysmën e të gjithë personave me sigurime shëndetësore në Zvicër. Pastaj ka persona që kontaktojnë direkt me Regën”, shpjegon Martin Huser, drejtor menaxhues i Medicall.

Përvoja tregon se rreth tre të katërtave e gjithë pacientëve me koronë që po kthehen vijnë në njësinë e kujdesit intensiv.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka konfirmuar për Blick se aktualisht janë të hospitalizuar qytetarë kosovarë që kanë edhe shtetësi zvicerane. Sa pacientë janë dhe nëse janë në intensive, ai nuk e di për shkak të mungesës së të dhënave.

Nuk është për t’u habitur që Kosova dallohet në këtë aspekt. Diaspora e madhe zvicerane shfrytëzoi pushimin e verës me padurim për të vizituar atdheun. Kryesisht me avionë të mbushur apo autobusë.

Kosova gjithashtu bëri bujë për festat e mëdha dhe pa kufizime. Qeveria kishte hequr praktikisht gjitha kufizimet e koronës para pushimeve verore. Testet e rrejshme PCR po ashtu raportohet se qarkullonin.

Pasojat, shpërthimi i rasteve me variantin Delta gjatë gushtit. Problemi është, se vetëm një shifër e ulët e kosovarëve, mbi 11 për qind është vaksinuar me dy vaksina. Edhe në Zvicër shumë persona nga Ballkani kanë refuzuar të vaksinohen. /Blick

Related Articles