Një person në Gjilan ndonëse ishte në izolim, ka tentuar të udhëtojë jashtë Kosovës.
Mirëpo, tentativa e tij nuk u realizua pasi që ai u kap nga policia e Kosovës.
Këta të fundit, kanë njoftuar se të njëjtin e kanë gjobitur me 500 euro.
“Në Gjilan, gjobitet nga Policia personi i cili nuk respektoi masë e vetë-izolimit dhe tentoi të udhëtoi për në Gjermani”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.