Policia me mesazh sensibilizues për mbrojtje nga COVID: Vendose maskën, është më e lirë se gjoba

Policia me mesazh sensibilizues për mbrojtje nga COVID: Vendose maskën, është më e lirë se gjoba

Të hënën hyrën në fuqi masat e reja antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, pas situatës së rënduar me pandeminë.

Në kuadër të këtyre masave është rikthyer sërish vendosja e maskës. E shumë kampanjave vetëdijësuese për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19, i është bashkuar edhe Policia e Kosovës.

Në faqen zyrtare në Facebook, policia vazhdimisht është duke bërë thirrje për përdorim të maskës dhe respektim të masave.

“Vendose maskën, është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba! Respektoni masat”, thuhet në mesazhin e Policisë së Kosovës. 

Related Articles