Situata me koronavirus në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese, përkundër masave të marra, efekti i të cilëve pritet të shihet diku dy javë më vonë, raporton Gazeta “Enigma”.
Momentalisht në Kosovë janë 27 mijë e 404 raste aktive me Covid-19, ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 1894 raste.
Përgjatë kësaj kohe u shënuan edhe 22 viktima, me një prej tyre të grupmoshës 30-39.
Në anën tjetër, numri i vaksinave të shpërndara përgjatë kësaj kohe ka shkuar në 15 mijë e 835, duke e dërguar në 557 mijë e 322 numrin e atyre që e kanë pranuar të paktën njërën dozë, ndërsa 284 mijë e 269 veçse i kanë pranuar të dyjat. Në total, numri i vaksinave të administruara është 841 mijë e 591./Gazeta Enigma