Rikithimi i masave antiCOVID, ka bërë që Policia e Kosovës t’i shtoj kontrollet rutinore, derisa që nga dita e djeshme ka pasur edhe Policë civil të cilët kanë dalur për të kontrolluar se a po respektohen masat e reja, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë dënuar 4 mijë e 263 qytetarë të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID.
Përveç kësaj, Policia ka shqiptuar edhe 1465 gjoba për trafik.
Ndërsa, 18 persona janë arrestuar, kurse tetë të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Tutje, gjatë këtyre 24 orëve kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar, ndërsa 33 me dëme materiale.