Gjashtë të vdekur nga vërshimet në New York e New Jersey

Gjashtë të vdekur nga vërshimet në New York e New Jersey

Së paku gjashtë persona raportohet të kenë vdekur, pasi stuhia Ida solli reshje rekorde në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Televizioni NBC raportoi se katër persona vdiqën në New York, ndërsa dy të tjerë në New Jersey, shkruan Independent.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, e shpalli gjendjen emergjente pak pas mesnatës, duke thënë: “Jemi duke u përballur me një ngjarje historike të motit sonte me reshje rekorde në mbarë qytetin, vërshime të ashpra dhe kushte të rrezikshme në rrugët tona.”

Related Articles